RTSH 24 Live

Kosovë

Kosovë- Probleme me platformën online ku publikohen rezultatet e zgjedhjeve, KQZ: Mbingarkesë në sistem

19 orë para

Kosovë- Probleme me platformën online ku publikohen rezultatet e zgjedhjeve, KQZ: Mbingarkesë në sistem

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi pak më pare se platforma ‘online’ ku shfaqen rezultatet paraprake ka probleme teknike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një deklaratë për mediat tha se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet.

Ai shtoi se “janë evidente problemet teknike në platformë”.

Elezi bëri të ditur se të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ.

“Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat”, tha Elezi.

/rtsh.al/