Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur ish zëvendës kryeminstrin Arben Ahmetaj për dosjen e incineratorit të Elbasanit.
Sipas SPAK , Ahmetaj duhet të gjykohet për akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit në 6 raste, si dhe fshehje pasurie.
E pandehur gjithashtu mësohet të jetë marrë edhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt, Albina Mançka.
Bazuar në hetimet e zhvilluara është zbuluar se Ahmetaj ka përfituar dhurata dhe udhëtime të paguara nga administratorët e incineratorëve Zoto dhe Mërtiri.
Mbi këto hetime SPAK kërkoi edhe arrestimin e ish-zëvendës kryeministrit, i cili zgjodhi të largohej nga Shqipëria dhe të kërkojë azil politik në Zvicër.
Për incineratorin e Elbasanit, në një tjetër fraksion, gjykata ka dhënë dënimet mes tyre për ish ministristrin e Mjedisit Lefter Koka.
Gazetar: Kreshnik Mersinllari
/ rtsh.al /