RTSH 24 Live

Aktualitet

“Rally Albania” në Korçë

12/06/2024

“Rally Albania”  në Korçë

Korça ka mirëpritur për të disatin vit radhazi garën ndërkombëtare të makinave dhe motorëve të malit “Rally Albania”. 

Rreth 300 garues nga 25 vende të botës garojnë në shtigjet e juglindjes me fokus qytetin e Korçës, si pjesë e itinerarit të kësaj gare të rëndësishme për promovimin sportiv dhe zhvillimin turistik e ekonomik të vendit. 

Konkurrentët shprehen se Shqipëria është një vend që i përshtatet më së miri sportit ekstrem të makinave e motorrave malorë.
Korça ishte etapa e tretë e "Rally Albania" pas Tiranës dhe Qeparoit. Pas Korçës pjesmarrësit do i drejtohen Shëngjinit. 

Shumica e pjesmarrësve nga jashtë Shqipërisë e kanë për herë të parë pjesmarrjen e tyre.

“Vij nga Republika Çeke, është hera ime e 6 në "Rally Albania", një garë e vështirë sepse terreni këtu asnjëherë nuk është i lehtë, kodra e male të thepisura, por kjo e bën garën më të bukur.” tha një pjasmarrës nga Çekia.

“Është hera ime e parë në Rally Albania, kam rreth 10 vite që merrem me Rally, është një garë e bukur, plot emocione, organizimi këtë vit i shkëlqyer. Këtu në Shqipëri me pëlqen shume natyra, gjen pothuajse gjithçka. Vitin tjetër do jem përsëri këtu.” thotë një pjesmarrës nga Gjermania.

“Është hera e parë në Rally Albania, kam qenë në 2015 këtu por si turist, por edhe si garues është përsëri bukur. Peizazhi këtu, liria, sinqeriteti i shqiptarëve të çlodh.” tha një pjesëmarrës nga Franca. 

Gazetare Eftjola Fili

/ rtsh.al /