Koreja e Veriut ka lëshuar atë që konsiderohet si “raketa e ndaluar”. Seuli dhe Tokio theksojnë se raketa balistike ndërkontinentale, e cila qëndroi në qiell për 86 minuta, bëri udhëtimin më të gjatë të regjistruar ndonjëherë, përpara se të binte në ujërat e vendit komunist në lindje.
Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, duke cituar zyrtarë në Korenë e Jugut dhe Japoni, arma e fuqishme u ngjit 7 mijë kilometra lart, gjë e cila nënkupton se do të kishte përshkruar një distancë të konsiderueshme nëse do të lëshohej horizontalisht. Diktatori Kim Jong Un tha pas testimit se kjo “tregon vullnetin e ushtrisë për t’ju përgjigjur” atyre që i konsideron armiq.“Konfirmoj se nuk do të ndryshojmë linjën tonë të zhvillimit të forcave bërthamore”, nënvizoi lideri i koresë komuniste.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsideruar lëshimin e raketës një “shkelje flagrante të shumë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. "Ne e dënojmë atë me termat më të ashpër - nisjen e fundit të shumë dhe veprimeve të tjera provokuese që është ndërmarrë," tha sekretari amerikan i Shtetetit Antony Blinken në një konferencë shtypi pas bisedimeve SHBA-Kore e Jugut.
Menjëherë më pas, forcat ajrore Amerikane dhe ato të Koresë së Jugut zhvilluan një stërvitje me avionë lufte në qiell.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/