RTSH 24 Live

Botë

Koreja e Veriut konfirmon vdekjen e parë nga COVID-19

13/05/2022

Koreja e Veriut konfirmon vdekjen e parë nga COVID-19
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Dy ditë pasi mbylli kufijtë për shkak të rasteve me koronavirus, Koreja e Veriut ka konfirmuar vdekjen e parë nga COVID-19. BBC raporton se në Korenë e Veriut kanë shpërthyer infektimet nga COVID dhe se 187 mijë njerëz po përjetojnë ethe.

Rastet me Omicron janë regjistuar kryesisht në kryeqytetin Phenian. Ekspertët besojnë se virusi ka qenë i pranishëm në vend prej disa kohësh. Dy ditë më parë, gjatë një mbledhje të Byrosë Politike, Kim Jong Un urdhëroi mbylljen e kufijve pas konfirmimit të rasteve me variantin Omicron.

/rtsh.al/