RTSH 24 Live

Botë

PE mbyll legjislaturën e 9-të, zgjedhjet në qershor janë të parat pas Brexit

27/04/2024

PE mbyll legjislaturën e 9-të, zgjedhjet në qershor janë të parat pas Brexit

Legjislatura e 9-të e Parlamentit Evropian ka përfunduar. Gjatë pesë viteve të fundit, Parlamenti Evropian formësoi pjesën më të madhe të legjislacionit që ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e 450 milionë evropianëve.

Seanca e fundit plenare para zgjedhjeve evropiane të qershorit pati një maratonë votimesh, me më shumë se 89 tekste legjislative dhe shtatë rezoluta, të miratuara në vetëm katër ditë.

Megjithatë, seanca e fundit plenare u karakterizua nga shumë akuza për ndërhyrje të huaja, pas skandaleve të ashtuquajtura “Qatargate” dhe “Russiagate”, ndërsa që në ditën e parë shpërtheu edhe "Chinagate", pas akuzave të policisë se një ndihmës i një eurodeputeti gjerman të ekstremit të djathtë kishte spiunuar për Kinën.

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian  janë planifikuar të mbahen nga 6 deri më 9 qershor. Këto do të jenë zgjedhjet e dhjeta parlamentare që nga zgjedhjet e para të drejtpërdrejta në 1979, dhe zgjedhjet e para të Parlamentit Evropian pas Brexit.

Këto zgjedhje do të përkojnë edhe me një sërë zgjedhjesh të tjera në Bashkimin Evropian.

Gazetar: Artur Mata 

/rtsh.al/