RTSH 24 Live

Botë

Masakër në Gaza, gjendet varri i tretë masiv në spitalin Al-Shifa 

08/05/2024

Masakër në Gaza, gjendet varri i tretë masiv në spitalin Al-Shifa 

Ekipet mjekësore palestineze kanë zbuluar një varr të tretë masiv në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazas. “Rreth 49 trupa të vdekur janë zhvarrosur deri më tani nga varri masiv dhe përpjekjet janë ende duke u zhvilluar për të kërkuar për të tjerë” bëhet e ditur në një deklaratë të lëshuar nga Hamas.

Deri më tani të paktën shtatë varre masive janë gjetur në Rripin e Gazas, ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në enklavën e rrethuarqë ka lënë deri më tani më shumë se 34,800 njerëz të vdekur dhe të plagosur mbi 78,400 të tjerë që nga 7 tetori 2023.

“Tre varre masive u gjetën në Spitalin Al-Shifa, tre në Spitalin Nasser në qytetin jugor Khan Younis dhe një brenda spitalit Kamel Adëan në veri të Gazës, tha zyra e media e Hamas. “Të paktën 520 trupa të të vdekurve janë zhvarrosur nga shtatë varrezat masive”, ndërsa besohet se me qindra të tjerë janë nën pirgjet e mbeturinave të ndërtesave të shkatërruara.

Ndërkohë, zëdhënësi ushtarak i Izraelit, Daniel Hagari, deklaroi mbrëmjen e së mërkurës se plani që i kanë paraqitur qeverisë për luftimin në Gaza mund të zgjasë një vit.

Nga ana tjetër kreu i OBSH Tedros Ghebreyesus, tha se spitalet e mbetura në Gaza, kanë karburant vetëm për tre ditë. Ghebreyesus tha se një nga tre spitalet në Rafah tashmë ishte jofunksional për shkak të bombardimeve dhe se pasijet mjeksore ishin zhvendosur në terren.

Ndërsa, zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric tha se asnjë ndihme humanitare nuk ishte në gjendje të hynte në Gaza përmes asnjërit prej dy kalimeve të cilët ushtria izraelite tha se i kishte vendosur. 

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /