RTSH 24 Live

Sociale

Korçë, 30 familje në nevojë falas kopshtin dhe çerdhen për fëmijët

12/01/2021

Korçë, 30 familje në nevojë falas kopshtin dhe çerdhen për fëmijët

Drejtoria e Kujdesit Social, Bashkia Korçë nëpërmjet një projekti për fuqizimin e familjeve me vështirësi ekonomike, ofrojnë për këto familje pagesën e kopshtit dhe çerdhes të fëmijëve. Nertikla Lika punonjëse pranë Drejtorisë Së Kujdesit Social shprehet se janë dy kritere kryesore të cilat duhet të plotësohen për të përfituar këtë pagesë dhe bëhet fjalë për kopshtet dhe çerdhet shtetrore. Sipas saj një nga kategoritë kryesore janë nënat kryefamiljare të cila janë duke ndjekur një kurs profesional ose janë në punë. Këtë vit përfitues janë rreth 30 familje.

Sipas Likës në momentin që aplikojnë jo të gjithë janë përfitues pasi duhet të kryhet një raport social për të mos pasur edhe shkelje.Ky është nja nga disa projektet që kjo drejtori ka ndërmarrë dhe që synon  fuqizimin e familjeve me ndihmë ekonomike.