Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë është angazhuar menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.
Përmes një postimi në Facebook, thuhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Kosovës.
"Kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme. Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët", thuhet në njoftim.
/rtsh.al/