RTSH 24 Live

Aktualitet

Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, Rama: Historike, i hapim rrugën një epoke të re për Shqipërinë

03/02/2023

Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, Rama: Historike, i hapim rrugën një epoke të re për Shqipërinë

Një event historik për automotorizimin e ka konsideruar kryeministri Edi Rama Konkursin Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania” që po zhvillohet në Elbasan, ku do të përzgjidhet edhe projekti fitues i cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nëpërmjet këtij projekti, po i hapet rruga një epoke të re për Shqipërinë dhe një tjetër “derë” për një tjetër kategori vizitorësh.

Kryeministri theksoi se po ashtu, ky projekt do të sjellë edhe një front punësimi më cilësor dhe vende pune të mirëpaguara për të rinjtë.

Konkursi Ndërkombëtar për Projektin “Auto Moto Park Albania”, një hap më pranë jetësimit të ëndrrës së cirkuitit të parë motosportiv sipas standardeve të FIA dhe FIM në Krastë, Elbasan. Event historik për automotorizmin shqiptar, por edhe për Shqipërinëe sepse falë ideve të tyre dhe projekteve të tyre ne do përzgjedhim edhe projektin më të mirë për t’i hapur rrugë një epoke të re për Elbasanin dhe për Shqipërinë për ta vendosur në një tjetër hartë ku ajo mungon plotësisht dhe për t’i hapur Shqipërisë një tjetër derë prej ku një tjetër kategori vizitorësh do mund të hyjnë për të fuqizuar më tutje ekonominë tonë dhe imazhin tonë. Ky projekt i hap rrugë dhe një tjetër fronti të punësimit cilësor të të rinjve. Vende pune të mirëpaguara, teknologjie lartë dhe mundësi të reja dhe horizonte të reja për gjeneratën e re”, u shpreh Rama.

E pranishme në konkursin ndërkombëtar të projektit “Auto Moto Park Albania” që do të ndërtohet në qytetin e Elbasanit, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se ky projekt përveçse do t'i shërbejë nismë së nisur për sigurinë rrugore, do të jetë një pistë e cila do të tërheqë turistë nga bota.

Kemi nisur nga fillimi i 2019 punë intesive për rehabilitimin e infrastrukkturës., si një nga fusht më të rëndëshishmë në ekonominë shqiptare. Auto Moto Park Albania nuk është thjesht një pistë 3.8 km por një kompleks i tërë ku do të zhvillojë aktivitete të ndryshme ku qytetarët e Shqipërisë dhe Evropës do të vizitojnë çdo ditë  muzeun retro. Do të ketë një holl të madh eventesh të ndryshme dhe jo vetëm për auto-motorizmin. Do të ketë edhe  pjesë që do t’i shërbejnë edukimit për sigurinë rrugore, kaq të rëndësishme për ne, siç kemi nisur korrikulat në shkolla për sigurinë rrugore . kjo nuk është vetëm një pistë por një element i rëndësishëm që do të incentivojë turizmin për të sjellë njerëz nga e gjithë bota“, tha ministrja Balluku.

“Auto Moto Park Albania” do të jetë cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5.3 km dhe një sipërfaqe prej mbi 500,000 m² në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Po ashtu do të jetë edhe qendër eventesh indoor dhe outdoor, muzeu RETRO, Drag Strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, Autodromi dhe Kartodromi i parë i homologuar, Akademi Motosporti dhe Akademia e Edukimit mbi Sigurinë Rrugore, Poligone profesionale testimi, Pistë OFFROAD, Helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

/rtsh.al/