RTSH 24 Live

Aktualitet

Konferenca e VI Kombëtare e të Drejtës për Informim, Dervishi: Kemi përafrim gati 100% të kuadrit ligjor me BE

26/06/2024

Konferenca e VI Kombëtare e të Drejtës për Informim, Dervishi: Kemi përafrim gati 100% të kuadrit ligjor me BE

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Derishi në fjalën e tij në Konferencën e VI Kombëtare të së Drejtës për Informim, u shpreh se Shqipëria ka përafrim gati 100% të kuadrit ligjor me Bashkimin Evropian. Sipas Dervishajt, rruga drejt arritjes së standarteve më të larta të transparencës është ende e gjatë dhe e vështirë.

Po ashtu, Dervishi nënvizoi se procesi screening tregoi se administrata publike është e aftë për të përballuar sfidat e integrimit evropian të vendit.

“Mund të konsiderohemi një nga vendet me kuadrin ligjor më të plotë për të drejtën për informim. Kemi një nga ligjet më të mira në botë dhe përmirësimet e vitit të kaluar e përmirësojnë  e forcojnë edhe më tepër zbatimin e tij.

Kemi përafrim gati 100% të kuadrit ligjor me BE përsa i përket të dhënave të hapura dhe përdorimin e informacionit publik.

Sot kemi qarkullim më shumë informacion se në çdo periudhë tjetër. Rruga drejt arritjes së standardeve më të larta të transparencës është e gjatë dhe e vështirë.

Procesi screening tregoi se administrata publike është e aftë për të përballuar sfidat e integrimit evropian të vendit”, u shpreh ai.

Dervishi shtoi se, çdo proces transparent e bën gati të pamundur korrupsionin dhe çdo akt korruptiv një nga elementët kryesorë ka mungesën e transparencës.

Transparenca dhe lufta kundër korrupsionit janë të lidhura ngushtësisht sepse përjashtojnë njëra-tjetrën.

Çdo proces transparent e bën gati të pamundur korrupsionin dhe çdo akt korruptiv një nga elementët kryesorë ka mungesën e transparencës”, theksoi Dervishi.

/rtsh.al/