RTSH 24 Live

Politikë

Koncensionet dhe PPP-të/ Tabaku: Qeveria i ka dhënë koncesione kompanive të sanksionuara nga SHBA

31/01/2023

Koncensionet dhe PPP-të/ Tabaku: Qeveria i ka dhënë koncesione kompanive të sanksionuara nga SHBA

Deputetja demokrate Jorida Tabaka ka ngritur një sërë problematikash lidhur me projektligjin për Koncensionet dhe Partneritetin Publik Privat. Sipas Tabakut, qeveria shqiptare ka dhënë gara publike, koncensione, partneritete publike, private, statusin e investitorit strategjik, për kompani ruse të vendosura në listën e kompanive të cilat duhet të ishin të sanksionuara. Kjo sipas Tabakut, është e patolerueshme, dhe një gjë e tillë në një shtet normal, nuk do kishte ndodhur.

Kur operatori ekonomik ka falimentuar, kur asetet e tij administrohen nga shtetit, ky koncensionar s’duhet të përfitojë më fonde dhe kontrata duhet ndërprerë. Sot në garat publike marrin pjesë operatorë ekonomik që kanë abuzuar, kanë bërë evazion fiskal.

Qeveria shqiptare ka dhënë gara publike, koncensione, partneritete publike, private, statusin e investitorit strategjik, edhe për kompani ruse të vendosura në listën e kompanive të cilat duhet të ishin të sanksionuara. Dhe kjo nuk duhet të ndodhte, nëse do kishim një shtet që funksionon normalisht. Qeveria shkon ja jep kompanive të lidhura me Rusinë dhe pastaj sillen si lidera përsa i përket luftës. Duhet ti përmendim rusët se janë çështje dite, tha Tabaku.

Pashaporta e prokurimit publik është një tjetër element, që sipas demokrates, mungon në sistemin e kontratave publike.

Kushdo që hedh firmë duhet të mbajë përgjegjësi dhe të përgjigjet para ligjit. Elementi që mungon në sistemin e kontratave publike, është pashaporta e prokurimit publik, të gjitha vendet e BE i kanë standartet e pashaportës së prokurimit publik. Të gjithë komunikimet e ministrive me kompanitë që aplikojnë studimin e fizibilitetit, duhet të jetë publik. Ne s’mundemi të shkruajmë letra e shkresa e të mos marrin përgjigje. Aeroporti i Kukësit, i Vlorës, Rruga e Arbrit, ka dy vite që bëj shkresa dhe nuk marr asnjë përgjigje”, shtoi Tabaku ndërsa theksoi më tej se një tjetër element shumë i rëndësishëm në sistemin e kontratave publike është dhe llogaridhënia. Deputetja tha se në vendin tonë, kompanitë që shkelin kushtet e kontratave, vijojnë marrjen e fondeve dhe kjo sipas saj, duhet të marrë fund. Rasti më flagrant, Tabaku konsideron kontratat e inceneratorëve.

Elementi i tretë lidhet me llogaridhënien dhe disa elementë pengues për aplikimin në gara publike. Sot nëse një kompamni ka shkelje të kushteve të kontratës, ajo vazhdon merr fonde, kjo s’duhet të ndodhë më. Nëse nenet e kontratës shkelen dhe kompania nuk zbaton detyrimet, kontrata duhet të ndalojë. Kontrata e inceneratorëve është rasti më flagram dhe qeveria vazhdon dhe paguan fondet”, tha Tabaku.

/rtsh.al/