Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashhi, në një séance publike, ka shpërndarë mandatet ndërmjet subjekteve zgjedhore për Këshillat e Bashkive Lezhë, Tropojë, Kurbin, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
Në këto 3 këshilla bashkiakë, shumicën e ka PS, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet i dyti. Në të 3 këto bashki kanë fituar kandidatët socialistë si kryebashkiakë.
/rtsh.al/