RTSH 24 Live

Kronika

Kolegji rrëzon opozitën, vuloset rezultati i 25 Prillit edhe për Fierin

15/06/2021

Kolegji rrëzon opozitën, vuloset rezultati i 25 Prillit edhe për Fierin

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Fierit, si pretendime të pabazuara në prova dhe në ligj.  Më herët gjatë seancës Kolegji rrëzoi edhe kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë. 
Përfaqësuesi ligjor i kësaj partie, Marash Logu, tha se betejës së tyre për zbardhjen e masakrës së 25 prillit do ti shkojnë deri në fund. Logu tha se do të përgatisin strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.
Tashmë ka mbetur shqyrtimi vetëm për qarkun e Elbasanit, vendimi për të cilin pritet të jepet po sot.