RTSH 24 Live

Zgjedhjet në SHBA

Kina hakeron telefonat e kandidatit republican për president Trump dhe atij për zëvendëspresident Vance 

26/10/2024

Kina hakeron telefonat e kandidatit republican për president Trump dhe atij për zëvendëspresident Vance 

Autoritetet amerikane të zbatimit të ligjit kanë bërë me dije se hakera të lidhur me Kinën mund të kenë vjedhur të dhëna nga  telefonat dhe rrjetet e përdorura nga kandidati republican për president Donald Trump dhe kandidati i zgjedhur prej tij për zëvendëspresident J. D Vance. 

Burime nga agjencia amerikane u shprehën për CB News se hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse janë marrë informacione dhe nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë do të përpqien të kuptojnë se për çfarë informacionesh bëhet fjalë. 

Të njëjtat burime  konfirmuan se fushatat e Trump - Vance ishte informuar për faktin se telefonat e ish preidentit dhe kandidatit për zëvendëspresitn mund të kenë qenë shenjestër e një sulmi më të gjerë kibrenetik.   

Edhe persona të lidhur me fushatën e kandidates demokrate Kamala Harris raportohen të kenë qenë shënjestër e këtij sulmi.  

Ndërkohë, në një deklaratë të FBI dhe Agjencisë për Sigurinë e Infrastrukturës shkruhet se qeveria po hetonte një akses të paautorizuar në infrastrutrën e telekomunikacionit nga aktorë që kanë lidhje me Republikën Popullore të Kinës. Në deklaratë gjithashtu vihet në dukje fakti se pasi aktiviteti i hakerimit ishte identifikuar, agjencitë kishin njoftuar menjëherë kompanitë private të telekomunikacionit, të cilave iu ofruan ndihmë teknike si dhe iu dhanë informacionet për të ndihmuar viktimat e mundshme të sulmit kibernetik, duke shtuar gjtihashtu se po vijonte hetimi. 

Fushata e Trump-it ndërkohë fajësoi demokratët për hakerimin, duke pretenduar, por pa dhënë prova, se ai përbente një përpjekje për të mos lejuar që ish preisdenti të rikthehej në krye të Shtëpisë së Bardhë.  Nga forcat e zbatimit të ligjit, ky incident po trajtohet si akt spiunazhi, dhe jo si përpjekje për të ndikuar në zgjedhje. 

 

/ rtsh.al /