RTSH 24 Live

Aktualitet

Kim: Roli i Shqipërisë në aleancë është më i rëndësishëm se kurrë!

04/05/2021

Kim: Roli i Shqipërisë në aleancë është më i rëndësishëm se kurrë!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim mori pjesë sot në ceremoninë e nisjes në Portin e Durrësit të stërvitjes së madhe “Defender Europë 21”, me dislokimin që ndodh për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, në Europë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi.

Në fjalën e saj Kim përgëzoi Forcat e Armatosura shqiptare dhe Ministrinë e Mbrojtjes për organizimin e ceremonisë së jashtëzakonshmë të ditës së sotme.

Ajo u shpreh se, “më duhet të them se ushtarët dhe marinarët tanë duken të jashtëzakonshëm”.

Ajo i uroi posaçërisht mirëseardhjen gjeneralëve Walters, Harrigian dhe Cavoli në Shqipëri. “Ky është një rast vërtet i rrallë, kur tre gjeneralë amerikanë me 4 yje mblidhen në të njëjtën kohë, në të njëtin vend. Falemnderit që jeni këtu”, tha Kim.

“Jemi të nderuar që bashkohemi me ju në këtë aktivitet për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”. Prania juaj konfirmon se roli drejtues i Shqipërisë në këtë stërvitje është domethënës dhe roli i Shqipërisë në Aleancë vetëm rritet”, theksoi Kim.

“Po të shohësh përreth rajonit dhe të llogarisësh aktivitetet stërvitore gjatë “Defender 21” vihet re që Shqipëria është pritësja e më shumë aktiviteteve se çdo vend në rajon. Mund të mendoni se është rastësore vetëm, por nuk është”, u shpreh Kim.

“Së pari roli i Shqipërisë në Aleancë është më i rëndësishëm se kurrë. Shqiptarët kanë luftuar pranë nesh krah për krah në konflikte të shumta përreth globit. Kurrë nuk do të harrojmë sakrificat tuaja, e gjithmonë do t’u jemi mirënjohës që kur Amerika ka nevojë për ju, kur aleatët kanë nevojë për ju, NATO është aty dhe Shqipëria gjithmonë është krah nesh. E njohim trimërinë tuaj dhe jemi të nderuar t’ju quajmë aleatët tanë”, u shpreh ambasadorja Kim.

“Së dyti, Shqipëria është një vend i veçantë dhe një vendndodhje strategjike. Si anëtare e aleancës Shqipëria  ofron një bazë të rëndësishme që i mundëson NATO-s dhe SHBA për t’iu përgjigjur emergjencave dhe krizave rajonale shpejt dhe në mënyrë efektive”, tha Kim.

“Stërvitja Defender 21 përgatit për këtë koncept dhe demonstron aftësinë për të hyrë në Europën Juglindore përmes Shqipërisë dhe vërteton aftësinë e Shqipërisë për të pritur forca shumëkombëshshe”, shtoi kim

“Së fundi, përgëzojmë vullnetin e Shqiëprisë për të marrë përgjegjësi. Keni qenë të zëshëm në mbështetjen tuaj për SHBA-të”, u shpreh Kim.

“Na keni përsëritur gjithmonë dhe na e keni treguar potencialin strategjik dhe taktik të Shqipërisë dhe ju kemi dëgjuar dhe jemi këtu. Ne jemi kaq mirënjohës për mikpritjen dhe partneritetin e kurajon tuaj. Kjo stërvitje në Shqipëri është historike në vetvete, por vlen edhe të përmendet që disa nga aspektet më komplekse dhe të rëndësishme të stërvitjes Defender 21 ndodhin pikërisht këtu në portin e Durrësit”, tha Kim.

“Ky operacion mbështetës logjistik për të cilin të gjithë kemi ardhur këtu që ta shohim sot demonstron aftësinë e ushtrisë së SHBA-së për të dërguar forca ushtarake strategjikishit në vendin ku duhet. Dhe për ta bërë këtë shpejt. Përgatitjta jonë për këtë koncept na rikujton të gjithë ne që përkushtimi i SHBA-ve dhe NATO-s është përherë i fortë”, theksoi Kim.

“Disa muaj më parë isha për vizitë në këtë port dhe nuk kishte shenja të dukshme se do të fillonte ndonjë stërvitje e këtyre përmasave. Sot e kemi filluar plotësisht atë. Aftësia për ta shnëdërruar këtë masë betoni në një qendër logjistike, strategjike është e pabesueshme. Planifikimi i një operacioni me këto përmasa e nivel nuk është  një gjë e lehtë”, theksoi Kim.

Kim nënvizoi se, “është veçanërisht me vend që “Defender 21” po zhvillohet këtë vit teksa ne festojme 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis SHBA dhe Shqipërisë dhe nuk ka asnjë mënyrë më t ëmir ëpër festuar angazhimin ndaj kësaj marrëdhënieje dhe ndaj popullit shqiptar. Kjo stërvitje historike, besoj është fillimi i gjërave edhe më të mëdha që do të vijnë. Do të stërvitemi së bashku më shpesh, do të punojmë sëbashku më gjerë. Mbetemi me ju, krah për krah, sot nesër e përgjithmonë”.