RTSH 24 Live

Lifestyle

Këto janë dhimbjet më të këqija që njerëzit mund të përjetojnë

05/12/2022

Këto janë dhimbjet më të këqija që njerëzit mund të përjetojnë

Dhimbja është një temë e ndërlikuar pasi shpesh konsiderohet subjektive dhe varet nga niveli individual i dhimbjes. Megjithatë, ndërsa dhimbja e të bërit një tatuazh ose të pasurit një fëmijë mund të jetë e diskutueshme, ka disa kushte ose sëmundje shëndetësore që janë padiskutim torturuese.

Sipas studiuesëve, ka disa gjendje që renditen si "dhimbje aq paaftësuese" sa mund t'ju pengojnë të kryeni detyrat e përditshme. Studimet e quajnë shpatullën e ngrirë si një nga dhimbjet më të këqija për të vuajtur, një gjendje ku nyja bëhet aq e ngushtë dhe e ngurtë sa është pothuajse e pamundur të ngrihet krahu. Gjendja mund të zgjasë për disa vite nëse nuk trajtohet.

Gjendja e cila mendohet se prek një në 10 gra në mbarë botën, duhen mesatarisht 7.5 vjet për t'u diagnostikuar gjatë së cilës gratë mund të përjetojnë dhimbje të përgjithshme, dhimbje të legenit, dhimbje menstruale si dhe probleme të fertilitetit.

Gjithashtu në listën e sëmundjeve që mund të shkaktojnë dhimbjet të forta janë artriti, apendiciti dhe migrena. Lista e plotë pa rend të veçantë është si më poshtë:

Herpes

Dhimbja e kokës

Shpatulla e ngrirë

Kocka të thyera

Sindroma komplekse e dhimbjes rajonale (CRPS)

Atak në zemër

Hernia e Diskut

Sëmundja e qelizave drapër

Artriti

Migrena

Nervi shiatik

Gurët në veshka

Apendiciti

Neuroalgjia trigeminale

Pankreatiti akut

Endometrioza

Ulçera e stomakut

Fibromialgjia

Dhimbje pas operacionit

Dr. Gary LeRoy  një doktor i mjekësisë familjare në Dejton, Ohio, tha për The Independent se: "Këto janë të gjitha kushte shumë të vlefshme dhimbjeje që ne zakonisht i shohim në mjedisin e kujdesit shëndetësor."

/rtsh.al/