RTSH 24 Live

Aktualitet

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

25/04/2024

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për rekurs të Fredi Belerit, që kërkon të bëjë betimin sikryetar i Bashkisë Himarë.

GJL vendosi mospranimin e rekursit të Fredi Belerit, në lidhje me lejen e posaçme për t’u lejuar të betohej si kryetar i Bashkisë Himarë.

Beleri ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.

Beleri ndodhet në qeli prej 12 majit 2023 i akuzuar për blerje votash.

Kërkesat e tij për t’u liruar nga qelia dhe për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi fitoi zgjedhjet vendore të 14 majit, janë refuzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 5 mars që të shpallë fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri dhe e dënoi atë me 2 vjet burg.

Sipas GJKKO, vuajtja e dënimit për Fredi Belerin nis që nga dita kur është arrestuar, pra më 12 maj 2023. Sipas përllogaritjeve, kryetarit të zgjedhur të bashkisë i Himarë e mbetën edhe 1 vit e 3 muaj burg.

 

/rtsh.al/