RTSH 24 Live

Aktualitet

Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive, Gjykata e Lartë rrëzon Jamarbër Malltezin

03/04/2024

Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive, Gjykata e Lartë rrëzon Jamarbër Malltezin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërksesën e Jamarbër Malltezit duke lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e 25 pasurive të tij. Më parë dhëndri i ish-kryeministrit Berisha i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit të Posaçëm ku kërkoi heqjen e sekuestros mbi pasuritë e tij, dukle nisur me një numër të madh apartamentesh, lokalesh dhe llogarish bankare, të cilat u bllokuan disa javë më parë më vendim të gjykatës.

Por kjo kërkesë nuk u pranua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Më pas Malltezi iu drejtua Gjykatës së Lartë e cila ka lënë në fuqi vendimin e Apelit.

Malltezi u arrestua vitin e kaluar nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, në kuadër të hetimit mbi procedurat e privatizimit të ish- klubit sportiv 'Partizani' në kryeqytet.

Fillimisht ai u la në arrest me burg ndërsa më pas Gjykata e Posaçme dha një masë më të lehtë sigurie ndaj Malltezit në “arrest shtëpie”.

Hetimi mbi procedurat e privatizimit të ish- klubit sportiv 'Partizani', përfshiu edhe ish-kryeministri Berisha i cili dyshohet për “korrupsion pasiv” dhe se ka favorizuar sipas dosjes së gjykatës, dhëndrin Malltezi, përmes ndryshimeve ligjore apo vënies së institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të Malltezit, një ndër ish- pronarët e truallit. Kjo bëri që Berisha të dënohej me “arrest shtëpie”.

/rtsh.al/