Bullizmi po përhapet gjithmonë e më shumë në realitetin tonë. Ky keqtrajtim nuk është gjithmonë fizik por janë të shumta shkaqet nga vjen bullizmi. Në pjesën më të madhe të rasteve vjen nga një pasiguri, nga vetëvlerësimi i ulët apo nga eksperienca traumatike të cilët bullizuesit kanë përjetuar më parë. Bullizmi shfaqet në forma të ndryshme dhe për këtë arsye Qendra Ndërkombëtare Kundër Bullizmit sjell detaje për të kuptuar më mirë bullizmin.
Bullizmi fizik
Ky është lloji më i dukshëm i bullizmit, pasi dhunuesi përdor forcën fizike për të trembur "viktimën" e tij. Çdo lloj forme e agresioni fizik quhet bullizëm. Ky lloj bullizmi ndodh më së shumti në shkolla.
Bullizmi verbal
Ky lloj bullizmi është shumë i shpeshtë s4epse bëhet fjalë për keqtrajtim verbal ndërsa janë të shumtë personat që nuk i japin një rëndësi këtij lloj bullizmi. Bullizmi verbal nis me kërcënime, fyerje, tallje, orientimin seksual të "viktimave", në karakteristikat fizike, për ngjyrën e lëkurës apo atë racial.
Bullizmi social
Është një ndër format që haset shpesh në shkolla. Personat e bullizuar dëshirojnë të jenë e grupit apo shoqërisë dhe si pasojë largohen duke u bullizuar duke shkaktuar një dhimbje emotive e cila është ë vështirë për ta larguar.
4. Kiber-bullizmi
Ky lloj bullizmi ka lindur nga rrjetet sociale dhe është shumë i përhapur tek të rinjtë. Një shembull i kiber bullizmit është hedhja e fotove apo videove në rrjete sociale dhe komentet negative lidhur me to.
5. Bullizmi seksit
Mbase nuk keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për këtë lloj bullizmi. Llojet e sjelljeve të këtij janë ato seksiste të cilat mund të komprometojnë marrëdhëniet tuaja në të ardhmen duke i bërë ato problematike.
/rtsh.al/