Një konflikt i çastit dyshohet të jetë bërë shkak i krimi të dyfishtë të ndodhur në Kavajë. Pasditen e kësaj të mërkure (29 mars), konflikti që nisi mes dy personave, fillimisht verbalisht në një lokal të qytetit, degradoi në përdorimin e armës së zjarri dhe thikës. Viktimë mbetën dy persona, me dy identitete.
Viktimat janë identifikuar si Edmond Gosa dhe Altin Rexha, të dy 43 vjeç, ndërsa rezulton se të dy këta persona e kanë ndryshuar emrin, përkatësisht në Armand Gosa dhe Sali Rexha.
Pas sherrit njëri nga Edmond Gosa, 43 vjeç, ka plagosur me thikë 43-vjeçarin Altin Rexha nga Kukësi, ndërsa ky i fundit është përgjigjur duke gjuajtur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/