Një ngjarje e rëndë në familje është parandaluar në kohë, ku një 65-vjeçar dhunonte dhe kanoste me armë zjarri bashkëjetuesen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ku polica ka kapur në flagrancë 65-vjeçarin duke dhunuar bashkëjetuesen e tij, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur.
Gjithashtu 65-vjeçari kërcënonte gruan dhe fëmijën se do i vriste me armën e gjahut, që e kishte pa leje.
Në pranga përfundoi 65-vjeçari M. Gj., ndërsa u sekuestrua arma e gjahut. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/