Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur në telefon me presidentin rus Vladimir Putin, raportoi Reuters.
Në një bisedë telefonike një orëshe, e para në pothuajse dy vjet, Scholz gjithashtu kërkoi tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe ripohoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Ukrainën, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz e Putin për herë të fundit biseduan në dhjetor të vitit 2022.
“Po, vendosa të flas me presidentin rus në momentin e duhur. Por unë jam politikan i përgjegjshëm, nuk e bëj vetëm”, pati thënë Scholz pak ditë më parë për shërbimin publik ARD.
Scholz ka treguar gatishmërinë për të diskutuar “paqe të drejtë” në Ukrainë me Putinin në mes të tetorit.
“Kancelari i kërkoi Rusisë të tregojë gatishmëri për të hyrë në bisedime me Ukrainën me qëllim të arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha zëdhënësi në një deklaratë.
/rtsh.al/