Një marrëveshje e mundshme për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë duhet "të bazohet në realitete të reja territoriale".
Agjencia Tass raporton se gjatë bisedës telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Putin ka deklaruar se,”Rusia është e hapur për bisedime për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë bazuar në propozimet që u njoftuan në Ministrinë e Jashtme në qershor”.
Putin zhvilloi një takim me udhëheqjen e Ministrisë së Jashtme ruse në qershor, ku renditi kushtet për bisedimet me Ukrainën.
Ato përfshijnë tërheqjen e trupave ukrainase nga republikat popullore Donetsk dhe Lugansk, rajonet Zaporozhye dhe Kherson, angazhimin e Ukrainës për të miratuar një status të paangazhuar, denazifikimin dhe demilitarizimin e vendit dhe heqjen e të gjitha sanksioneve perëndimore.
/rtsh.al/