RTSH 24 Live

Kulturë

Java kulturore e Suedisë, Hastad: Shqiptarët dhe suedezët do mësojnë më shumë për kulturën e dy vendeve

12/09/2022

Java kulturore e Suedisë, Hastad: Shqiptarët dhe suedezët do mësojnë më shumë për kulturën e dy vendeve

Starton sot java e parë e Kulturës Suedeze. Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad e ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” ka deklaruar se në përfundim të javës kulturore suedeze pret që Shqipëria dhe shqiptarët të mësojnë në shumë për kulturën, muzikën dhe artin suedez. Hastad ka bërë me dije se gjatë kësaj jave kulturore do të ketë 2 arkitektë dhe një dizajner; festival filmi dhe hapja e një ekspozite në Galerinë FAB.

Sot do të hapim javën e shtetit tonë dhe jam shumë e lumtur sepse ka të bëjë me dashurinë, kuriozitetin dhe mirëkuptimin. Jemi shumë të lumtur sepse kemi 2 arkitektë dhe një dizajner të cilët do të flasin për qëndrueshmërinë që është e ardhmja edhe për Shqipërinë dhe do të kemi dhe gjëra që shqiptarët i duan shumë. Në fund të javës do kemi një festival filmi, kështu njerëzit e Shqipërisë do të mësojnë gjëra që nuk i dinë për Suedinë. Ne do të shfaqim në Shqipëri 3 filma që nuk janë shfaqur kurrë më parë. Nëse ju pëlqen futbolli ne kemi një film për një futbollist suedez që shkon në Itali. Nëse ju pëlqen muzika do t’iu pëlqejë një film për korin suedez. Dhe nëse jeni të pasionuar pas dashurisë do të keni një histori dashurie”, tha Hastad. Më tej, teksa bëri me dije se për herë të parë në Tiranë do jenë pjesë dhe industria e filmit suedez, Hastad shpreson që të përforcohet lidhja mes dy vendeve për filmat dhe regjisorët.

“Këtë javë për herë të parë kemi industrinë e filmit suedeze e cila do të vijë në Tiranë sepse shrpesojmë të bëjmë një lidhje mes filmave, regjisorëve, aktorëve. Në mes të javës do kemi hapjen e ekspozitës në Galerinë FAB, ku do kemi 7 artistë suedezë, pra e gjithë java do jetë e mbushur me artistë suedez dhe grupin e koverit të grupit ABA”, tha Hastad.

Ambasadorja tha se jo të gjithë suedezët kanë dijeni mbi xhevahiret që ka Shqipëria. Kjo javë sipas saj, do ndihmojë më shumë shqiptarët dhe suedezet që të mësojnë për shumë kulturën dhe historinë e këtyre dy vendeve.

Shpresoj shumë që  kjo javë të jetë më e mirë. Do doja që të vinit sot dhe të dëgjonit Dj dhe muzikën fantastike suedeze. Pritshmëritë e mia janë që shqiptarët të njohin më shumë Suedinë dhe është kjo edhe detyra ime si ambasadore. Pritshmëritë e mia janë që kur java të mbarojë shqiptarët të thonë, Po Suedia ka muzikë të mirë, art të mirë, ndërtojnë shtëpi të qëndrueshme. Shqipëria është fantastike, një xhevahir. Jo të gjithë e dinë në Suedi se sa që Shqipëria është fantastike. Mendoj që ne nuk dimë mjaftueshëm për njëri-tjetrin dhe kjo javë do na ndihmojë shumë për këtë”, tha Hastad.

/rtsh.al/