Komandanti i Forcave Quds të IRGC-së iraniane Esmail Qaani nuk ishte objektivi i një sulmi izraelit në Bejrut, sipas burimeve ushtarake, pasi raportet e ditëve të fundit kanë pretenduar se ai është zhdukur që nga java e kaluar.
Dy zyrtarë iranianë të sigurisë i thanë Reuters dje se Qaani, i cili udhëtoi për në Liban pas vrasjes së shefit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, nuk është dëgjuar që nga sulmet në periferinë jugore të Bejrutit të enjten.
Të enjten, IDF kreu një sulm ajror në periferinë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut i njohur si Dahiyeh, duke synuar zyrtarin e Hezbollahut, Hashem Safieddine. Ndërsa mbetet e paqartë nëse Safieddine është vrarë në sulm.
Burimet ushtarake bëjnë të ditur se Qaani ishte në të vërtetë me Safieddinin gjatë sulmit, por IDF nuk ishte në dijeni dhe se ai nuk ishte objektivi i synuar.
/rtsh.al/