RTSH 24 Live

Ekonomi

Izrael-Iran/ Çmimi i naftës së papërpunuar rritet me 5% pas deklaratave të Bidenit

3 orë para

Izrael-Iran/ Çmimi i naftës së papërpunuar rritet me 5% pas deklaratave të Bidenit

Kriza e vazhdueshme në Lindjen e Mesme mund të ketë ndikime të mëdha ekonomike, veçanërisht kur bëhet fjalë për naftën. Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit me 5% sot pasi Presidenti Biden tha se SHBA po "diskutonte" mundësinë e sulmit të Izraelit ndaj industrisë së naftës të Iranit, në përgjigje të sulmit me raketa të Teheranit në Izrael të marten.

Irani është prodhuesi i shtatë më i madh i naftës në botë, duke eksportuar rreth gjysmën e prodhimit të tij jashtë vendit - kryesisht në Kinë. Që nga breshëria e raketave të Iranit mbi Izraelin, çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur 10% në 77 dollarë për fuçi për naftën kryesore Brent.

Edhe tani, ato mbeten nën nivelet e parë në fillim të këtij viti, pasi kërkesa më e dobët nga Kina dhe oferta e bollshme nga Arabia Saudite veprojnë për të mbajtur çmimet poshtë.

Por përshkallëzimi i dhunës në Lindjen e Mesme dhe kërcënimi i përshkallëzimit të mëtejshëm, tani po ndjek tregjet e naftës. Një shqetësim i veçantë është nëse ndonjë përshkallëzim mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës duhet të kalojë një e treta e trafikut të cisternave të naftës dhe një e pesta e gazit të ngrirë LNG. 

Biden i lë dyert e hapura Izraelit që të godasë rezervat e naftës së Iranit

Presidenti i SHBA, Joe Biden I pyetur nëse do të mbështeste Izraelin që të godiste rezervat e naftës të Iranit si hakmarrje për sulmin masiv me raketa të së martës kundër Izraelit, Biden e la derën hapur, duke u thënë gazetarëve: "Ne jemi në diskutime për këtë" por "asgjë nuk do të ndodhë sot; do të flasim për këtë më vonë.”

Dje, Biden e bëri të qartë se nuk e mbështet një sulm izraelit ndaj vendeve bërthamore iraniane.

Presidenti nuk pranoi të përvijojë se çfarë sanksionesh po shqyrton SHBA kundër Iranit, duke i thënë një gazetari: "Unë do t'i tregoj para se t'ju them juve."

Ai shtoi se nuk kishte asnjë përditësim për të ndarë mbi pengjet që ende mbahen nga Hamasi në Gaza.

/rtsh.al/