RTSH 24 Live

Botë

Italia miraton 2 miliardë euro për zonat e prekura nga përmbytjet

23/05/2023

Italia miraton 2 miliardë euro për zonat e prekura nga përmbytjet

Qeveria italiane do të jap 2 miliardë euro për dëmet që shkaktuan përmbytjet në zonën e Emilia-Romagna. Këshilli i Ministrave miratoi sot dekretin për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.

“Dëshiroj të flas për masat e miratuara, të cilat ofrojnë përgjigjet e para të rëndësishme për zonat e prekura nga përmbytjet në Emilia Romagna. Ky dekret përfshinë ndërhyrjet e para urgjente dhe shumë thelbësore për zonën. Dekreti parashikon pezullimin e afateve në lidhje me pagesat e taksave dhe sigurimeve shoqërore deri më 31 gusht.

Në përgjithësi, kjo dispozitë e parë parashikon një ndarje prej mbi 2 miliardë eurosh për zonat e prekura nga përmbytjet. Në situatën aktuale në të cilën ndodhet Italia, të gjesh 2 miliardë euro brenda pak ditësh nuk është një gjë e lehtë”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni, raporton Corriere Della Sera.

Meloni saktësoi, duke nënvizuar se “do të ketë një fazë rindërtimi, në të cilën ende nuk jemi në gjendje të përcaktojmë nevojat dhe dëmet e përgjithshme”.

Nga përmbytjet në Itali kanë humbur jetën të paktën 15 person dhe mbi 26 mijë të tjerë u detyruan të evakuoheshin në rajonin Emilia Romagna.

/rtsh.al/