RTSH 24 Live

Botë

Ishujt Kanarie, mbytet varka me emigrantë, 9 të mbytur dhe 48 të zhdukur

3 orë para

Ishujt Kanarie, mbytet varka me emigrantë, 9 të mbytur dhe 48 të zhdukur

Një varkë me emigratë është përmbytur orët e para të mëngjesit te ditës së shtunë pranë ishullit spanjoll El Hierro, thanë shërbimet e shpëtimit. Raportohet për 9 të mbytur dhe 48 të zhdukur.

Ky është incidenti më i rëndë që përfshin emigrantët në 30 vjet në Ishujt Kanarie.

Shërbimet e urgjencës arritën të shpëtonin 27 nga 84 emigrantët që po përpiqeshin të arrinin në brigjet spanjolle.

Autoritetet spanjolle thanë se emigrantët ishin nga Mali, Mauritania dhe Senegali.

“Të gjithë emigrantët në varkë ishin mbledhur në njërën anë gjatë përpjekjeve të shpëtimit, duke bërë që ajo të përmbysej. Të gjithë ranë në det,” tha Manuel Barroso, kreu i shërbimeve të shpëtimit detar të Spanjës.

Era dhe shikimi i kufizuar e bënë operacionin jashtëzakonisht të vështirë, shtoi ai.

Nëntë trupa u nxorën nga uji dhe shërbimet e urgjencës janë ende në kërkim të emigrantëve të mbetur.

Tre varka të tjera mbërritën në Ishujt Kanarie gjatë natës me 208 emigrantë.


/ rtsh.al /