Pjesë e diskutimeve me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kryeministrit Edi Rama do të jenë çështje të rëndësishme që konsiderohen nga qeveria shqiptarë si sektor strategjik në kuadër të nismës “Shqipëria 2030”. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani ka ndarë detaje lidhur me këtë takim të parë të kreut të qeverisë me diasporën shqiptare.
Takimi që do të mbahet në stadiumin Galatsi, ndërsa një tjetër mbledhje do të bëhet edhe me sipërmarrës dhe përfaqësues shqiptar që kanë krijuar biznese prej vitesh në vendin fqinj, si dhe shqiptarë që kanë profesione të rëndësishme dhe janë pjesë e kabinetit qeveritar në Greqi.
Turizmi, vota e emigrantëve, investime në Shqipëri si dhe investimet në sektorë strategjik si energjia do të jenë pjesë e diskutimeve gjatë mbledhjes që pritet të zgjasë rreth dy orë në stadiumin Galatsi. Gazetarja Shkodrani theksoi se në takim nuk do të ketë deklarata mbi çështjet sensitive që “cenojnë ekuilibrat politik me Greqinë”.
Rama pritet që t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Greqi që të investojnë në vendin tonë dhe në tokat e tyre si një mënyrë jo vetëm për të nxitur ekonominë por edhe në kuadër të përmirësimit të sektorit turistik në vend.
Kryeministri Edi Rama në këtë takim do të jetë i shoqëruar nga ministra të qeverisë, ndërsa për sigurinë e tij do të jetë një grup elitar nga Garda e Republikës dhe Polica e Shtetit që do të shoqërojë kreun e qeverisë gjatë gjithë vizitës deri në kthimin e tij sërish në Tiranë. Edhe policia e Athinës ka marra masa sigurie lidhur me mbarëvajtjen e aktivitete duke vënë në dispozicion rreth 1000 efektivë.
Gjithashtu qëndrimit në Athinë pritet që Rama të zhvillojë edhe në takim me strukturat e PS në vendin fqinj, ku do të jepen edhe 200 karta anëtarësie të PS, në kuadër të rienegjizimit të partisë dhe përgatitjes së saj për zgjedhjet e 2025, ku Rama kërkon një mandat të 4-të në krye të qeverisë.
Në Greqi ndodhet dhe diaspora më e madhe me rreth 1 milionë shqiptarë.
/rtsh.al/