Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me homologun e saj italian në qeverinë italiane, Matteo Salvini.
Sipas Ballukut, së bashku me Salvinin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë dhe transportit detar e hekurudhor.
“Konfirmuam raportet e ngushta dhe miqësore mes dy qeverive, duke shprehur angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në zhvillimin e investimeve në energji, infrastrukturë, si dhe programet e modernizimit të transportit në vendin tonë, veçanërisht në fushën detare dhe 🚉hekurudhore”, thekson Balluku në njoftimin e saj. Zëvendëskryeministrja Balluku e ka njohur Salvinin me ecurinë e projekteve me korridorin 8-të dhe atë mbi korridorin blu. “Gjithashtu e njoha mbi ecurinë e projekteve lidhur me Korridorin VIII, dhe veçanërisht në ato hekurudhore, duke vendosur theksin se kjo vepër, së bashku me Korridorin Blu, janë thelbësore sa i takon turizmit, zinxhirëve të furnizimit dhe sigurisë së rajonit Adriatiko-Jonian në tërësi. Projekte këto të cilat morën vlerësime edhe nga Qeveria Italiane. Italia mbetet një nga partnerët tanë historik dhe mbështetja e tyre ndërvite ka qenë e pakursyer”, shkruan më tej Balluku.
/rtsh.al/