RTSH 24 Live

Sociale

Investime në Savër të Lushnjes, në zonën ku ishte kampi i internimit do ngrihet Muzeu i Kujtesës

08/12/2023

Investime në Savër të Lushnjes, në zonën ku ishte kampi i internimit do ngrihet Muzeu i Kujtesës

Në Savër të Lushnjes, kanë nisur investimet në infrastrukturë. Dikur fshat ku dërgoheshin personat e internuar nga regjimi komunist, sot bashkia synon ta kthejë këtë lagje një zonë që tërheq vizitorë të shumtë përmes ndërtimit të Muzeut të Kujtesës dhe atij Etnografik.

“Një vit më parë kemi zbatuar një projekt bashkë me universitetin La Sapienza dhe atë të Tiranës, kemi marrë intervista, kemi hulumtuar dokumente por edhe fotografi për të gjithë të internuarit për të gjithë personat në këtë lagje ku pjesa më e madhe kanë qenë intelektual. Atje do vendosim fotografi, libra por, edhe do sjellim mënyrën sesi banonin banorët në këtë lagje", u shpreh kryetarja e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa. 

Rrugicat midis pallateve, sheshet përpara tyre, rrjeti nëntokësor i kanalizimeve, por edhe veshja e pallateve të vjetër me sistem kapot, janë pjesë projektuar për tu ndërhyrë.

Pas përfundimit të kësaj lagje do vazhdojmë me zonë në tjetër deri në urbanizim të gjithë lagjes", shtoi ajo.

Banorët mirëpresin investimin e munguar ndër vite.

Fondi për urbanizimin e lagjes Savrë kap vlerën 30 milion lekë nga bashkia e Lushnjes. Përfundimi i punimeve është marsi i vitit 2024.

/rtsh/