RTSH 24 Live

Kulturë

Interes për turistët, arkeologët dhe historianët

20/04/2024

Interes për turistët, arkeologët dhe historianët

Parku Arkeologjik i Amantias është një ndër destinacionet më tërheqëse për turistët, arkeologët dhe historianët. 
E ndërtuar ne shekullin e lll p.e.s Amantia ndodhet në fshatin Ploçë, pjesë e territorit të Bashkise Selenicë, vetëm 40 km larg qytetit bregdetar të Vlorës. 

Të apasionuar pas historisë një grup turistësh arkeologe, apo edhe doktor shencash nga spanja kanë vizituar parkun e Amanties . 

“Jemi një grup arkeologësh, dhe është hera e tretë që vij në Shqipëri. Kemi vizituar sitet kryesore arkeologjike. Kemi qenë në Finiq ditën e parë, për rreth 6 orë vizituam Butrintin. Në Amantia është hera e parë që vij. Më ka pëlqyer stadiumi. Më vjen keq që nuk kemi më shumë kohë në dispozicion, pasi duhet të shkojmë dhe në Apoloni, Orik, Bylis, Durrës dhe Tiranë. Por do të rikthehemi sërish në një kohë tjetër” tha një prej tyre. 

“Kam lexuar mbi Amantian, por duhet të kishte një hartë, një rrugë, sinjalistikë në mënyrë që të kishim mundësi të vizitonim të gjitha gërmimet dhe gjetjet e deritanishme. Përveç stadiumit do të kishim shumë dëshirë të vizitonin tempullin e Afërditës, kalanë.”  tha një arkeolog.

“Shqipëria është fantastike dhe duhet parë në çdo dimension të saj. Është hera e tretë që vij, por kam ende shumë për të njohur Shqipërinë. Do të kthehem sërish për bregun e Pogradecit dhe gjithë juglindjen. Kam interes të njoh dhe veriun e vendit” tha një turist.

Emri i Amantias u përmend për herë të parë në shekullin e IV para erës së re. Amantia u themelua në fund të shekullit V para erës sonë. Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labëris dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para erës së re qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para erës së re, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit në Parkun Arkeologjik të Amantias.

Gazetare Nermin Spahiu

/ rtsh.al /