RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra Sinfonike e RTSH-së, dirigjenti Kraja: Koncerti do të ketë pjesë të kompozitorit të njohur Ferdinand Deda

02/05/2024

Orkestra Sinfonike e RTSH-së, dirigjenti Kraja: Koncerti do të ketë pjesë të kompozitorit të njohur Ferdinand Deda

Dirigjenti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së, Gridi Kraja i ftuar në studion e RTSh 24 foli për koncertet dhe eventet që do të mbahen nga orkestra e RTSh-së gjatë muajit maj.

Orkestra e RTSh-së e cila mban titullin “Nder i Kombit” dhe është një orkestër  e cila ka një rëndësi të veçantë për të gjithë historinë që ajo mbart.

Vetëm pak kohë më parë në datën 4 prill, në kuadër të ndryshimeve që po ndodhin në RTSh, salla e orkestrës u ri konceptua me imtësi në çdo detaj.

Dirigjenti i njohur Gridi Kraja u shpreh se bashkëpunimi me te huaj dhe orkestrës se RTSh-se eshte shume i rëndësishëm sepse ne këtë mënyrë krijohen lidhje bashkëpunimi.

Është një qasje e cila në këtë mënyrë funksionon në të gjithë Evropën madje mund të themi në të gjithë botën. Orkestrat duhet të kenë sa më shumë bashkëpunim me artistë të huaj sepse krijohen lidhjet dhe hapet më tej horizonti i bashkëpunimeve”, u shpreh Kraja.

Kraja theksoi gjithashtu se sfidat janë të shumta por në të njëjtën kohë dhe shumë interesante.

Është përgjegjësi dhe si çdo përgjegjësi ka sfidat e veta, ka raste të cilat mund të jenë të komplikuara por janë të bukura. Koncerti do të zhvillohet në sallën e Universitetit të Arteve dhe do të luajmë një vepër të kompozitorit dhe dirigjentit shumë të njohur Ferdinand Deda dhe  valle simfonike nr. 2, për te vijuar me koncert për flaut në Re Manxhor  që luan flautistja e parë Jonela Golemi dhe variacionet enigma nga Eduard Elgar”, tha Gridi Kraja.

Dirigjenti Kraja tha se interesi i publikut për të ndjekur eventet dhe koncertet e orkestrës është i madh. Për më tepër vlerësimet janë shumë të mira duke u kthyer shpesh herë edhe në frymëzim.

Interesi është shumë i lartë sallat janë pothuajse plotë, marrin vlerësime të sinqerta duke na frymëzuar, Orkestra Simfonike e RTSh-së është një ndër orkestrat më të rëndësishme të vendit”, tha dirigjenti.

/rtsh.al/