RTSH 24 Live

Kulturë

"Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit" - Çelet edicioni i pestë, Haliti: Së shpejti në Belsh

02/05/2024

"Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit" - Çelet edicioni i pestë, Haliti: Së shpejti në Belsh

U çel në mjediset e galerisë FAB, Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, me kurator Helidon Haliti, i cili dha edhe lajmin për hapjen e një muzeu të posaçëm të akuarelit në Belsh.

“Në datën 4, në Belsh inagurohet muzeu i Akuarelit. Do të shikoni një mrekulli sepse nuk është vetëm muzeu i Akuarelit, por do të shikoni diçka më shumë”, tha Haliti.

Në këtë festival, u prezantuan rreth 50 punime të ndryshme, event që përkon me edicioni e pestë dhe që do të zgjasë deri më 10 maj.

Artistët e huaj që ishin pjesë e këtij eventi vlerësuan punimet e artistit shqiptar, Helidon Haliti, për teknikalitetin e përdorur, mesazhet dhe pasurinë që ai po u lë edhe brezave të ardhshëm të krijuesve.

Kam ardhur nga Kanadaja dhe bashkë me Helidonin kemi realizuar dhe parë ekspozita nga më të ndryshme. Punimet e artistit tuaj janë shumë të bukura, me ngjyra, ai ka origjinalitet në teknikën e tij. Shumë persona mundohen ta kopjojnë në botë, por teknika e tijë shtë origjinale”

“Vij nga Bullgaria, më kanë pëlqyer shumë punimet e z.Haliti. Më pëlqen akuareli transparent me një prekje. Këtë teknikë e ka shumë të zotëruar”.

“Unë jam nga Kina. Për mua është një ditë shumë e rëndësishme, pasi jam i suprizuar nga këto punime. Të gjitha këto punime Helidoni nuk i bën për veten e tij, por për studentët dhe mbi të gjitha për të ardhmen e akuarelit në Shqipëri”.

Në 10 ditët e këtij eventi, artdashësit do të mund të shohin pune të mbi 20 artistëve, të cilët përfaqësojnë vende të ndryshme të botës.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/