RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert simfonik me flaut

02/05/2024

Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert simfonik me flaut

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në vijim  të  stinës koncertore për vitin 2024 vjen  me një koncert të veçantë. Me një program të larmishëm me  vepra nga kompozitori shqiptar  Ferdinand Deda me valle simfonike nr. 2  për te vijuar me koncert për flaut në Re Manxhor dhe variacionet enigma nga Eduard Elgar.

Soliste e këtij koncerti  do te jete Jonela Golemi falutiste e pare e orkestrës simfonike të RTSh-së.

Në këtë koncert unë do të performojë në Re-Maxhor. Një kompozitor i shek. XX por përshkrimi i tij është kaq romantik deri dhe klasik dhe është i mbushur plotë me liri që i sjellë me anë të instrumentit të flautit si dhe virtuozitetin. Është një koncert mjaft i bukur dhe shumë elitar”, tha flautistja Jonela Golemi.

Orkestra Simfonike e RTSh-së vjen  në këtë  koncert  në datën 3 maj në Sallën e Koncerteve në Universitetin e Arteve.

Gazetare: Xh. Kondi

/RTSH/