RTSH 24 Live

Aktualitet

Infrastruktura e burgjeve në vend, Qose: Do rikonstruktohen 9 IEVP

20 orë para

Infrastruktura e burgjeve në vend, Qose: Do rikonstruktohen 9 IEVP

Nëntë institucione të vuajtjes së dënimeve penale në Shqipëri do të rikonstruktohen përgjatë vitit 2025, si dhe brenda muajit shkurt do të shpërndahen 14 autoambulanca të reja. Konfirmimi ka ardhur nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose gjatë një takimi që zhvilloi në Lezhë me Këshillin Drejtues të Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë. Sipas Qoses, janë mbyllur të gjitha procedurat dhe pritet të nisin investimet, ndërsa shtoi se po punohet për digjitalizimin e të gjithë sistemit në burgje.

Janë mbyllur të gjitha procedurat për restaurimin e 9 IEVP. Është mbyllur procedura për 14 autoambulanca, sikurse po përgatitet revolucioni digjital në sistemin e burgjeve”, u shpreh Qose.

Mos trajtimi me paga siç duhet sipas gradave, mospagesa e orëve shtesë si dhe vështirësitë në punë, ishin disa prej problematikave të cilët ngritën punonjësit e burgjeve.

Në fund te këtij takimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mori përsipër zgjidhjen e disa problematikave, siç është pagesa e orëve shtese si dhe sigurimi i vaktit ushqimor për punonjësit në burgje.

/rtsh.al/