Palestinezët po fillojnë kthimin në shtëpitë e tyre në veri të Gazës pas arritjes së marrëveshjes me Izraelin për pengjet.
Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e Katarit lejon kthimin e palestinezëve në veri të Gazës këtë të hënë, në këmbim të lirimit të pengut civil Arbel Yehoud, së bashku me dy pengje të tjera para së premtes (31 janar).
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahum bëri me dije me anë të një deklarate se lirimi i pengjeve do të kryhej ditë e enjte (30 janar), ndërsa konfirmoi se palestinezët do të mund të lëviznin në veri gjatë ditës së sotme (27 janar).
Mijëra palestinezë kalojë përgjatë rrugës Al-Rashid përmes pjesës perëndimore të pikës së kontrollit Netzarim drejt qytetit të Gazës dhe pjesës veriore të Rripit të Gazës.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli të shtunën do të fillonte të lejonte palestinezët të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Gazën veriore . Por Izraeli e vuri atë në pritje për shkak të Jehoud, i cili sipas Izraelit duhej të ishte liruar të shtunën. Hamasi akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes.
Forcat izraelite qëlluan mbi turmat në tre raste gjatë natës dhe të dielën (26 janar), duke vrarë dy persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë.
Ushtria izraelite u shpreh se të shtënat ishin paralajmëruese për shkak të grumbullimeve të dyshimta drejt trupave izraelitë.
/rtsh.al/