Tom Homan do të jetë i zgjedhuri i Presidentit Donald Trump që do të luajë rolin e “carit të kufirit”, dha sot detaje për disa nga planet e tij për të trajtuar imigracionin e paligjshëm.
“Në një pikë, ata thonë se ne kujdesemi për trafikimin seksual atë të qenieve njerëzore, më pas ata mbyllën vendet të punës, që është një nga fushat kryesore ku gjejmë viktima të kësaj.
Homan mbrojti kundërshtimin kundër dëbimeve, duke theksuar rekursin ligjor që njerëzit mund të marrin në gjykatën e imigracionit.
“Për sa i përket njerëzve që do të shtyjnë dëbimin e këtyre njerëzve, cili është opsioni? Ju keni të drejtë të kërkoni azil. Ju keni të drejtë të paraqiteni në gjyq. Ne bëjmë atë që duhet. Por në fund të këtij procesi të rregullt, nëse gjyqtari thotë se duhet të ktheheni, atëherë emigrantë duhet t'i çojmë në shtëpi. Sepse nëse nuk e bëjmë, atëherë për çfarë jemi këtu? Nëse urdhri i gjyqtarit nuk do të thotë asgjë, atëherë të mbyllim gjykatën e imigracionit”, tha Homan.
Homan foli edhe qytetet që kanë juridiksione të veçanta dhe kanë politika të atilla për të kufizuar bashkëpunimin ose përfshirjen në veprimet federale të zbatimit të imigracionit.
Ai tha se shpreson që policia lokale në këto qytete të bashkëpunojë me administratën e ardhshme, por vuri në dukje historinë e Trump-it për përdorimin e Departamentit të Drejtësisë për të paditur këto qytete.
“Qytetet e shenjta janë vende të shenjta për kriminelët”, u shpreh Hofman.
Nën administratën e parë Trump, Homan shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave.
/rtsh.al/