Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga stafi i Shtëpisë së Bardhë pas mbërritjes së saj për drekë me presidentin amerikan Joe Biden.
Harris falënderoi turmën dhe tha se ishte mirënjohëse, duke shtuar, "Ne kemi ende shumë punë për të bërë".
“Dëgjoni, ne po bëjmë punën më të mirë që dikush mund të bëjë me këtë staf shumë të angazhuar. Ne po bëjmë një ndryshim”, tha ajo para turmës.
“Pra, le të kthehemi në zyrë pasi kemi ende punë për të bërë. Keni gjithë dashurinë dhe falënderimet e mia”, vuri në dukje Kamala Harris.
/rtsh.al/