Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shoqëruar nga policia për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin dhe Check Up.
Ai ka lënë përkohësisht qelinë për të dëshmuar për këtë çështje ndërsa është i akuzuar për koncesionin 100 mln euro të sterilizimit.
Beqaj ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe zhvillohet mbledhja, me pranga teksa përpiqet t’i fshehë përmes xhupit të tij.
Axhenda e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë:
Thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si më poshtë:
Ora 10.00
Ilir Beqaj
Ora 17.00
Admir Daca
Ora 18.00
Altin Fani
Umbro Stalccini
Elisabetta Anzanello
Giorgio Tardioli