RTSH 24 Live

Lifestyle

Ilaçi i ri që do të ngadalësoj sëmundjen e Alzheimerit

13/09/2023

Ilaçi i ri që do të ngadalësoj sëmundjen e Alzheimerit

Donanemab është ilaçi i ri i Alzheimerit që po cilësohet si një përparim i vërtetë në luftën kundër sëmundjes, duke pasur meritën e ngadalësimit të rënies njohëse që shkakton.

Nëse merret në fazat e hershme të sëmundjes, ilaçi do të jetë në gjendje të eliminojë një proteinë që grumbullohet në tru. Ajo që duhet sqaruar, megjithatë, është se donanemabi nuk është një ilaç që shëron Alzheimerin, por vetëm ndihmon në ngadalësimin e simptomave degjenerative të tij.

Bazuar në studimet aktuale, duket se ilaçi është në gjendje të ngadalësonte shkallën e sëmundjes me rreth një të tretën, duke i lejuar njerëzit të përfitonin nga më shumë kohë për të jetuar jetën e tyre të përditshme në maksimum.

Më shumë se 1700 njerëz që morën pjesë në një studimin eksperimental, rreth moshës 60 dhe 85 vjeç u nxor në pah se në disa pacientë ilaçi duket se ka pasur një përfitim të konsiderueshëm, duke ngadalësuar shkallën e sëmundjes duke ulur me 20 dhe 30 për qind dhe të paktën gjysma e pacientëve ishin në gjendje të ndalonin ilaçin pas një viti, sepse depozita të mjaftueshme të trurit ishte eliminuar.

Me gjithë rezultatet inkurajuese, ilaçi nuk është pa efekte anësore. Në disa pacientë u raportua ënjtje e trurit, e cila në shumicën e rasteve u largua pa shkaktuar simptoma. Megjithatë, pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për çdo efekt anësor të rëndësishëm.

Sipas studiuesve, efektet e këtij ilaçi të ri mund të jenë modeste, por në të njëjtën kohë ai mund të japë një përgjigje të mëtejshme nëse heqja e amiloidit nga truri mund të ndihmojë në ndryshimin e rrjedhës së Alzheimerit. Dhe rrjedhimisht, përmirësimi i cilësisë së jetës së të prekurve.

(Ky është një artikull informues dhe nuk zëvendëson këshillën e mjekut.)

/rtsh.al/