RTSH 24 Live

Teknologji

Identifikohet galaktika spirale e ngjashme me Rrugën e Qumështit

14/02/2023

Identifikohet galaktika spirale e ngjashme me Rrugën e Qumështit

Një galaktikë spirale e quajtur Leda2046648 është kapur nga James Webb Space Telescope, mjeti më i fuqishëm i vëzhgimit i universit i projektuar ndonjëherë.

Pas vëzhgimit të përpiktë të disa ekzoplaneteve tani është e mundur të admirosh Leda2046648, një galaktikë e ngjashme me "tonën", Rrugën e Qumështit, por një miliard vite dritë larg nesh. Mijëra galaktika, triliona yje dhe planetë të panumërt janë kapur dhe vëzhguar James Webb Space Telescope.

Një nga misionet kryesore të teleskopit Webb është të eksplorojë epokën kur yjet dhe galaktikat e para filluan të ndriçojnë universin. Pika kryesore e teleskopit Webb është aftësia e tij për të zbuluar rrezatimin infra të kuq ose elektromagnetik me gjatësi vale më të gjata se drita e dukshme, e cila është e padukshme për sytë e njeriut.

Nuk është galaktika e parë binjake sepse Rruga e Qumështit tashmë kishte një binjak dhe quhet M31. Leda ndodhet në "Yjësinë e Herkulit", një copë qielli që teleskopët e kanë parë. Universi siç mendojmë se e njohim ka lindur me Big Bengun rreth 13.8 miliardë vjet më parë. Disa yje midis tyre dallohen nga majat e tyre me gjashtë cepa. Disa nga pikat e sfondit mendohet se datojnë vetëm 300 milionë vjet pas fillimit të kozmosit.

/rtsh.al/