RTSH 24 Live

Botë

Faza e parë e armëpushimit, Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë

4 orë para

Faza e parë e armëpushimit, Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë

Nëntëdhjetë të burgosur palestinezë janë liruar si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së shumëpritur të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Shumica prej tyre ishin gra dhe fëmijë - të cilët u pritën me përqafime dhe brohoritje pas mbërritjes së tyre në Bregun Perëndimor të okupuar.

Tre pengje izraelite u liruan më parë nga Hamasi në Kryqin e Kuq në qytetin e Gazës disa orë pas fillimit të armëpushimit, përpara se t'i dorëzoheshin ushtrisë izraelite. Gratë e liruara nga Hamasi ishin 31-vjeçarja Doron Steinbrecher , 28-vjeçarja Emily Damari britaniko-izraelite, dhe 24-vjeçarja Romi Gonen, të cilët po marrin trajtimin mjekësor në një spital në Tel Aviv dhe janë në një gjendje të qëndrueshme.

Më herët mbëmjën e së dielës (19 janar), presidenti amerikan në ikje, Joe Biden konfirmoi se katër gra të tjera pengje izraelite do të lirohen javën e ardhshme, duke i bërë jehonë asaj që Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë më parë.

"Dhe tre pengje çdo shtatë ditë pas kësaj, duke përfshirë të paktën dy amerikanë në këtë fazë të parë. Ne lutemi për shërimin e tyre të gjatë përpara," tha Biden në një postim në X.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, kishin kërkuar të ndërmjetësonin këtë armëpushim prej muajsh.

Më herët gjatë ditës, Biden reflektoi mbi marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit në një nga fjalimet e tij të fundit si president i SHBA-së, duke thënë se Lindja e Mesme është "transformuar thelbësisht".

Po ashtu edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falënderuar kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani për rolin e tij kritik në përpjekjet e ndërmjetësimit që kulmuan me armëpushimin.

"Sekretari theksoi nevojën për të vazhduar avancimin e planifikimit pas konfliktit për Gazën, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e kryeministrit dhe i uroi atij suksese në përpjekjet e vazhdueshme për të ndërtuar paqe të qëndrueshme në rajon,” tha Departamenti i Shtetit i SHBA.

/rtsh.al/