RTSH 24 Live

Kosovë

I dërguari i BE për dialogun Kosovë–Serbi viziton Prishtinën javën tjetër

9 orë para

I dërguari i BE për dialogun Kosovë–Serbi viziton Prishtinën javën tjetër

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë në Kosovë, qëllimi i së cilës janë përgatitjet për vijimin e procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndër temat që raportohet se mund të diskutohen gjatë qëndrimit të Sorensen në Kosovë, nga data 17 deri në 19 mars, janë edhe zbatimi i deklaratës për të zhdukurit.

Kjo është vizita e parë që Sorensen zhvillon në Kosovë që kur ai mori detyrën në 1 shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar Mirosllav Lajçakun.

Pak javë më parë kryediplomatja europiane, Kaja Kallas, u shpreh së në muajin mars do të niste vlerësimi i progresit të shënuar në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kosova dhe Serbia u dakordësuan në vitin 2023 për marrëveshjen bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe shtojcën për zbatimin e saj, por zbatimi ende nuk ka nisur. 

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/