RTSH 24 Live

Aktualitet

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Patos 21-vjeçari

08/12/2022

I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet në Patos 21-vjeçari

Një i ri është arrestuar në Patos me qëllim ekstradimin në Itali, ku është dënuar për trafik droge. Në pranga përfundoi M. I., 21 vjeç.

Arrestimi i tij është bërë gjatë operacionit të koduar “Provizor”, ndërsa ishte dënuar në maj të 2022 nga Gjykata e Laquila-s me “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/rtsh.al/