RTSH 24 Live

Politikë

Hungari- Fuqizimi i administratës publike Pirdeni takon ministrin Szijjártó

28/11/2024

Hungari- Fuqizimi i administratës publike Pirdeni takon ministrin Szijjártó

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-korrupsionin, Adea Pirdeni ishte të enjten në Budapest ku zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, për të thelluar bashkëpunimin me Hungarinë në rrugën drejt BE-së.

Sipas njoftimit për shtyp, Pirdeni u shpreh se në takimin me ministrin Szijjártó, u finalizua Plani i Veprimit për Shkëmbimin e Njohurive në Procesin e Anëtarësimit në BE.

“Plani do të fuqizojë administratën tonë publike përmes trajnimeve të dedikuara nga Akademia Diplomatike Hungareze për nëpunësit tanë publikë si dhe projekteve të përbashkëta për të mësuar nga përvoja hungareze e anëtarësimit në BE”, u shpreh Pirdeni.

Ministrja nënvizoi se, plani i Veprimit shënon hapin e radhës drejt forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe avancimit të agjendës për Shqipërinë brenda 2030 në BE.

/rtsh.al/