RTSH 24 Live

Aktualitet

Humb kontrollin e automjetit dhe përplas 5 makina të parkuara në Lezhë, plagoset drejtuesi

11/01/2025

Humb kontrollin e automjetit dhe përplas 5 makina të parkuara në Lezhë, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë. Një automjet tip “Audi” ka humbur kontrollin pranë varrezave të dëshmorëve dhe ka përplasur pesë makina të parkuara anës rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të natës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i “Audit” ka pësuar dëmtime të lehta dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku është bërë e ditur se gjendja e tij shëndetësore nuk është serioze.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, i cili dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit.

/rtsh.al/