RTSH 24 Live

Kuriozitete

Hotel fluturues që mund të jetojë me vite në qiell, inxhinieri: Vetëm çështje kohe

03/08/2022

Hotel fluturues që mund të jetojë me vite në qiell, inxhinieri: Vetëm çështje kohe

Një video e një hoteli gjigant fluturues që mund të qëndrojë për vite me radhë në qiell, ka shkaktuar sensacion në rrjetet sociale, pasi është përtej sferave të teknologjisë aktuale dhe në shkelje të ligjeve të fizikës.

Inxhinieri jemenas Hashem Al-Ghaili, i cili krijoi konceptin e videos Sky Cruise, bazuar në një dizajn të artistit Alexander Tujicov, këmbëngul se është vetëm "çështje kohe" përpara se inxhinieria e aviacionit të arrijë vizionin e tij

Al Ghaili tha për CNN se dëshiron që Sky Cruise të jetë një pikë diskutimi për të frymëzuar risi të reja që do të ndihmojnë në zëvendësimin e përvojës "të lodhshme" dhe "të vjetëruar" të fluturimit sot.

"Prandaj, unë imagjinova një botë ku fluturimi nga një vend në tjetrin u kthye në një përvojë të gëzueshme, në vend që të luftoja për hapësirën e këmbëve. Furnizimet dhe mysafirët do të silleshin në hotel duke përdorur avionë elektrikë komercialë dhe avionë private”, tha ai.

/rtsh.al/