RTSH 24 Live

Aktualitet

Hodaj: Arrestimet, rezultat i bashkëpunimit me partnerët

16/11/2023

Hodaj: Arrestimet, rezultat i bashkëpunimit me partnerët

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në emisionin ‘3D’ në RTSH bëri të ditur se arrestimet e fundit të eksponentëve të botës së krimit kanë ardhur si rezultat i bashkëpunimit me partnerët. 

Sipas tij, partnerët kanë rritur besimin tek policia dhe prokuroria shqiptare. 

Kur flitet per krime të organizuar dhe hetime ka dhe shumë elementë jashtë kontrollit tipikisht shtetit shqiptar apo policisë shqiptare. Sa më shumë shkëmbejmë dhe arrijmë të punojmë me partnerët tanë aq më shumë do dëgjoni për elementë shqiptare. Pra sa më shumë e zgjerojmë rrjetin e bashkëpunimit dhe sa më shumë partnerët besojnë tek policia dhe prokuroria shqiptare, pasi duhet të jenë bashkë, sa më shumë marrim të dhëna do të thotë që jemi të hapur dhe po bashkëpunjmë, partnerët kanë besim, dhe domosdoshmërisht do ketë rezultate”, u shpreh ministri.

Ministri Hodaj vlerësoi të domosdoshëm vetingun në polici ndërsa theksoi reagimin e fortë ndaj policëve që tradhëtojnë uniformën.

 “Sistemi i ri i drejtësisë po jep rezultatet e veta. Procesi i vetingut ishte i domosdoshëm me idenë që një polici e vetuar ti shërbejë drejtësisë. Kemi dhe përgjigje shumë të mirë edhe nga institucionet e drejtësisë  pasi janë ato që materializojnë ato që ben policia e shtetit. Duke u përmirësuar organët e drejtësisë kemi më shumë rezultate sot. Nuk mohohet të ketë elementë të kanë tradhëtuar policisë e shtëtit e rëndësishmë është si reagon në këto raste”, u shpreh Hodaj.

/rtsh.al/